Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas kronikës speciale në Abc News me dëshmitë e banorëve të Thumanës, të mbijetuar nga termeti i 26 nëntorit. Banorët kanë rërfyer se banesat e tyre kanë qenë të dëmtuara nga dy termetet e para, 4 korrik 2018 dhe 21 shtator 2019. Ata u shprehen se asnjë masë nuk ishte marrë, ndërsa institucionet shtetëtore i kanë udhëzuar te qendrojne ne banesat me mure të krisura. “U desh të vdisnin njerëz që shteti të kujtohej për të marrë masa”, thanë ata në reportazhin e pergatitur nga Luljeta Progni për abcnews.al.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit në facebook
Autorët e vrasjes së paralajmëruar të 24 qytetarëve në pallatet e Thumanës duhet të vihen menjëherë përpara drejtësisë.
Asnjë propagandë, me apo pa përdorimin e fëmijëve, nuk e fsheh dot të vërtetën! Qytetarët vdiqen nga papërgjegjshmëria e Qeverisë për të bërë detyrën pas tërmetit të 21 Shtatorit! Institucionet shtetërore neglizhuan çarjet e strukturës nëpër banesat në Thumanë deri në momentin fatal të mëngjesit të 26 nëntorit.
#Drejtësi për viktimat e 26 Nëntorit
SPECIALE/ U prenë në besë! E verteta e rrëzimit të pallateve në Thumanë



