Bardhi është një ndër emrat më të rinj të tregut muzikor shqiptar. Artisti nga Kosova ka sjellë një sërë këngësh që kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Ndër projektet me të cilat spikati ishte dhe “Betohemi”.
Pas disa dueteve me artistë të njohur, së fundmi ka bashkuar forcat dhe me Ledri Vulën. Bardhi ka publikuar një pjesë nga kënga me reperin, e cila do të mbajë titullin “Copë Copë”.
Bardhi ka qenë duke punuar dhe për albumin e tij. “Trëndafili” pritet të publikohet me datë 9 Nëntor. /abcnews.al



