Tensionet në jetën parlamentare shqiptare vijojnë, teksa Sekretariati i Etikës vendosi këtë të hënë përjashtimin për 15 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetit të opozitës, Gazment Bardhi.
Lidhur me situatën e krijuar, analisti Roland Bejko, i ftuar në emisionin “News Line” në ABC News, tha se sjellja e deputetëve në Kuvend është një pasqyrim i gjendjes në shoqëri, duke kritikuar ashpër opozitën për mungesë vizioni dhe veprime të papërgjegjshme.
Sipas tij, Parlamenti është kthyer në një arenë frike dhe tensioni, ndërsa opozita ka humbur kontaktin me qytetarin dhe është thellësisht e kompromentuar.
“Ajo që reflektohet në sallën e Kuvendit, reflektohet edhe në shoqërinë shqiptare. Kur shikon deputetë të opozitës që duhet të ishin e kundërta e atyre që janë në mazhorancës, për të fituar besimin e qytetarëve. Sjella e saj është anoramle. Parlamenti është kthyer në një arenë ankthi dhe frike. Fokusi i opozitës duhet të jenë qytetarët dhe komunikimi me ata. Aleati më i rëndësishëm i saj duhet të jetë qytetari. Opozita duhet të heqë dorë nga skemat e vjetra. Nuk mund të flasë kundër korrupsionit një njeri i korruptuar, që nga i pari, Berisha e deri te i fundit. Dritën flasin për korrupsionin dhe drejtësinë, kurse natën bëjnë plane e marrëveshje për kulla dhe resorte. Opozita është e kompromentuar. Berisha këtë vit ka realizuar mentalitetin e asgjësë. ‘Opozitarët e rinj’, po sillen më keq se të vjetrit”, tha analisti Bejko./abcnews.al


