Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me akuzat e kryeministrit Rama i cili përmes një mesazhi në rrjetet sociale tha se kreu i demokratëve kishte dështuar në përzgjedhjen e kandidatëve në PD.
Bardhi përmes një reagimi shkruan se batutat e kryeministrit janë të lodhura dhe se shqiptarët janë të mbingopur nga gënjeshtrat.
LEXO edhe: Rama-Bashës: Unë nuk fshihem, t’i vrave PD, varrose Komitetin dhe hëngre shpullën e Saliut
Reagimi:
Mos harxho kohen me procesin transparent te përzgjedhjes se kandidateve, do të mbetesh vegël në dorën e krimit të organizuar.
Vazhdo tek plehrat se je mirë. Mos harxho kohën kot me procesin transparent të përzgjedhjes së kandidatëve nga PD bashkë me qytetarët, sepse nuk të beson më askush për asgjë. Shqiptarët janë mbingopur nga gënjeshtrat dhe batutat e tua të lodhura.
Ti dhe Qeveria jote e dështuar nuk ka asnjë lidhje me qytetarët. Prandaj nuk ke as bilanc, as ide, as zgjidhje për hallet e shtuara të qytetarëve. Ke qënë, je dhe do të mbetesh vegël në dorën e krimit të organizuar dhe Kryetar i denjë i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur.
n.d./abcnews.al