“Barcelona skuadra e dytë e zemrës, ja pse nuk largohem nga Liverpool”

schedule19:12 - 24 Mars, 2020

schedule 19:12 - 24 Mars, 2020

Trent Alexander-Arnold është mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë për momentin. 21-vjeçari është një product vendas dhe po realizon ëndrrën e tij për të luajtur për skuadren e zemrës.

Në një prononcim për GQ, Alexander-Arnold zgjedh mes dyshes Messi-Ronaldo dhe flet rreth së ardhmes. Largimi nga “The Reds” është i paimagjinueshëm në këto momente dhe ylli i skuadrës së Jurgen Klopp e shpjegon se pse.

Messi apo Ronaldo? Zgjedh Leo Messin. E them këtë sepse pas Liverpool, kam Barcelonën skuadër zemre. Ndjej që kanë të njëjtat vlera dhe ideale si Liverpool. Nuk kam menduar kurrë të largohem, e kam dashuruar gjithmonë Liverpool dhe kam respekt maksimal për këtë klub.

Ky është shkaku pse nuk mendoj për t’u larguar. Në këtë moment jam një lojtar i Liverpool dhe adhuroj këtë klub më shumë se gjithçka tjetër. Adhuroj tifozët, njerëzit dhe qytetin”, deklaron Alexander-Arnold. /abcnews.al