Barcelona refuzon oferta të majme nga Bayerni dhe Man City për De Jong

schedule16:44 - 27 Tetor, 2021

schedule 16:44 - 27 Tetor, 2021

Mund të mos jetë më i miri, por cilësia dhe potenciali i Frekie de Jong padyshim që kanë rënë në sy.

Prandaj të mëdhenjtë nuk e humbin atë nga sytë, siç theksohet edhe nga The Sun.

Për mesfushorin holandez kanë shfaqur interesim si Bayern Munich ashtu edhe Manchester City. Ata e dinë që Barça nuk e mendon shitjen, por duan t’i bëjnë të ditur mesfushorit se e presin krahëhapur.

Gazeta britanike thekson se skuadra e Mynihut shkoi me tej verën që lampas,duke hedhur në tavolinë 70 milion euro. Propozim që mori një “JO”si përgjigje.

Frenkie rinovoi në vitin 2020 për 5 vite ku ka një klauzolë prej 400 milion eurosh dhe është së bashku me Pedrin, Ansu Fati dhe Gavi janë një pjesë thelbësore e shtyllës kurrizore të Barcelonës të së ardhmes. r.t/abcnews.al