Pasi Barcelona refuzoi ofertën e Chelsea për Aubameyang, “blutë” tashmë janë vënë në ndjekje të një tjetër sulmuesi të ekipit katalanas.
Ekipi nga Londra synon që brenda 14 ditëve të mbetura të sjellë në “Stamford Bridge”, Ferran Torres.
Spanjolli këtë sezon, pas transferimit të Leëandoëskit e ka humbur ndjeshëm rëndësinë dhe padyshim që do ta mendonte një destinacion të ri ku i premtohen më shumë minuta me Kupën e Botës para.
Problemi është se për Xavi-n edhe Ferran është i pashitshëm, pasi i vetmi përjashtim në sulm është Memphis Depay.
Gjithësesi duke ditur situatën ekonomike në të cilën ndodhet, klubi do t’i shqyrtojë të gjitha ofertat.
Chelsea është gati të paguaj rreth 40 milion euro për sulmuesin, të cilin Barcelonë e bleu për 55 milion euro nga City./abcnews.al