Botërori mund të përdoret nga shumë lojtarë, për të shfaqur vlerat dhe kapacitetin e fushës, në skenën më elitare të futbollit e kështu ka bërë dhe mbrojtësi i djathtë kroat, Josip Juranoviç.
Juranoviç, 27-vjeçar, i cili aktivizohet momentalisht te Celtic, në Skoci ka dhuruar spektakël dhe siguri në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke i vënë ekipet e mëdha në “lëvizje”, për të siguruar shërbimet e tij.
Në bazë të asaj çka raportojnë mediat spanjolle, Barcelona dhe Atletico Madrid janë vënë në “garë” për të siguruar kartonin e kroatit, që në këtë merkato dimërore. /i.m /abcnews.al