Prezantimi i projektit “Lungomare 2”, nga zona e tunelit në Radhimë është shoqëruar me tensione mes banorëve, bashkisë dhe përfaqësuesve të fondit shqiptar të zhvillimit.
Takimi nisi mes polemikave, pasi banorët e zonës janë njoftuar 15 minuta me vonesë për nisjen e prezantimit të projektit. Ata tregojnë se në kohën që në sallë prezantohej projekti ata prisnin poshtë ndërtesës. Kaq ka mjaftuar që banorët të lënë mbledhjen.
Përfaqësuesi ligjor i banorëve të cilët preken nga projekti i Lungomares, ka thënë nuk mund të prezantohet një projekt për zhvillimit të zonës, ndërkohë që mungojnë banorët.
“Këto veprime cënojnë rëndë interesat të banorëve të zonës, të cilët kanë ndërtyuar në tokat e tyre”, shprehet avokati.
Avokat Cakrani shpreht se banorët kërkojnë është të jenë pjesë e dëgjesave publike.
“Të respektohet ligji dhe banorët të jenë pjesë e këtij plani. Me një marrëveshje të përbashkët, të krijohet një situatë që të jetë e kënaqshme për të gjithë”, thotë avokati.
Mbledhja për prezantimin e projektit për realizimin e fazës së dytë të Lungomares nga zona e tunelit deri në Rradhimë nuk arriti të përfundoj pasi banorët kundërshtuan zhvillimin e saj./abcnews.al