Banorët e Unazës së Re i kanë dërguar një mesazh ambasadës amerikane ku i kërkojnë ndihmë për të shpëtuar banesat e tyre nga shembja. Me një mesazh në gjuhën angleze, banorët i drejtohen të ngarkuarës me punë në ambasadën amerikane Leyla Moisiu-Ones, se qeveria po shkel të drejtat e njeriut.
“Ju lutemi me përulësi të kërkojmë ndihmën tuaj, qeveria jonë po shkel të drejtat e njeriut. Një pretendim i tillë mbështetet nga Kombet e Bashkuara. Ne me përulësi kërkojmë ndihmën tuaj për të shpëtuar foshnjat tona familjet tona nga forca dhe korrupsioni”.
Banorët kërkojnë nga ambasada amerikane që të ndërhyjë në dialogun me qeverinë.
“Ne po kërkojmë dialog me qeverinë, por ata nuk pranojnë më shumë se një vit të flasin për jetesën tonë. Kombet e Bashkuara thonë qartë se për të shmangur konfliktin qeveria duhet të diskutojë me komunitetin. Ne besojmë në vlerat e lirisë së demokracisë dhe ligjit mbi gjithçka.
Ne besojmë fuqimisht se SHBA mbrojtësi i këtyre vlerave mbron njerëzit që ndajnë këto vlera.
Shpresojmë thellësisht se ju mund të ndërhyni në kërkesën tonë të vetme në këtë pikë atë të dialogut me qeverinë e Shqipërisë dhe jo me forcë”. /abcnews.al


