Banorët e shtëpisë së të moshuarve i bashkohen aksionit për mbjelljen e pemëve

schedule15:52 - 25 Shkurt, 2018

schedule 15:52 - 25 Shkurt, 2018

Nuk ka rëndësi nëse je i ri apo i moshuar, i pasur apo i varfër, për të kontribuar për qytetin, që ai të bëhet sa më i jetueshëm për fëmijët. Mesazhi vjen nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sëbashku me disa burra e gra nga Shtëpia e të Moshuarve te “Ali Demi” mbollën 10 pemë mimozash në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.

Veliaj theksoi se të mbjellësh një pemë është edhe një mënyrë e mirë për të kujtuar ngjarje apo shokët ose të afërmit që nuk jetojnë më. Sipas kryetari të Bashkisë edhe pak ka mbetur nga aksioni i 21 Marsit dhe numri i pemëve të mbjella ka arritur në 90 mijë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!