Banka e Shqipërisë për buxhetin dhe paketën fiskale në Komisionin e Ekonomisë

schedule15:28 - 15 Nëntor, 2017

schedule 15:28 - 15 Nëntor, 2017

Qeveria shqiptare ka parashikuar një kufi total në pak më shumë se 40% e prodhimit të brendshëm bruto për koncesionet, por Banka e Shqipërisë kërkon që për të rritur sigurinë e financave publike, të vendoset një kufi i sipërm shpenzimesh për projektet e partneritetit publik-privat. Kërkesa erdhi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ku Guvernatori shprehu opinionin e Bankës për buxhetin e 2018-s.
Krahas kufirit financiar, kërkohet edhe një monitorim cilësor i projekteve.
Në komison shqetësimi u ngrit edhe për defiçitin e qëndrueshëm të skemës së pensioneve, i cili vlerësohet të mos jetë përmirësuar as pas reformës.
Duke theksuar se buxheti mbështet rritjen ekonomike, Sejko përsëriti kërkesën e Bankës së Shqipërisë ndaj qeverisë për të shpërndarë shpenzimet buxhetore në mënyrë të njëtrajtshme gjatë gjithë vitit./abcnews.al

https://youtu.be/kQmEWG6-u_Y

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!