Burgim të përjetshëm për dy serbët Bllagoje Spasojeviç dhe Vlladimir Tolliç, ndërsa për Dushan Maksimoviç Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi 30 vite burgim, për sulmin terrorist të Banjskës në 24 shtator të viti 2023.
Gjykatësi Ngadhnjim Arrni i shpalli të tre fajtorë duke thënë se qëllimi i grupit të armatosur në Banjskë ishte destabilizimi i strukturave themelore të Kosovës dhe tentativa për të shkëputur pjesën veriore të territorit e për t’ia bashkuar atë Serbisë.
Prokurori i rastit Naim Abazi, tha se vendimi është i mangët, pasi në të nuk është përfshirë edhe pjesa tjetër e të akuzuarve, mes tw cilwve edhe Millan Radoiçiç, por e cilësoi rastin një nga më kompleksët në Kosovë.
Sipas tij, vendimi i sotëm është mesazh për këdo që tenton të kryejë vepra të tilla.
Vendimi i gjykatës Themelore të Prishtinës është përshëndetur nga politika në vend, por jo nga përfaqësuesit e Listës Serbe.
Teksa deputetët e legjislacionit të X ngrihen në këmbë për ta duartrokitur këtë vendim, serbët largohen nga Kuvendi.
Në total për rastin Bansjka prokuroria ka akuzuar 45 serbë, ndërsa Milan Radoiçiç është konsideruar si koka e aksionit.
Ai ndodhet në Serbi dhe ndaj tij autoritetet e drejtësisë në Beograd nuk kanë ngritur asnjë akuzë dhe as nuk i janë përgjigjur thirrjeve të ndërkombëtarëve për dorëzimin e tij.
Sipas akuzës ai ka siguruar të ardhura përmes një grupi të strukturuar, për t’i përdorur për armatim, logjistikë dhe financim të pjesëtarëve, me qëllim kryerjen e veprave terroriste.
Të tre të dënuarit janë deklaruar të pafajshëm në qëndrimet e tyre.
Gjatë sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023 mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe të plagosur 4 policë të tjerë.


