Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën e moshuara

schedule08:47 - 27 Mars, 2020

schedule 08:47 - 27 Mars, 2020

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Devoll. Një zjarr masiv ka përfshirë një banesë në fshatin Poloskë ku për pasojë ka humbur jetën një 89 vjeçare.

Sipas policisë banesa është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës ndërsa brenda saj ka qenë e moshuara e cila jetonte e vetme prej vitesh.

Mësohet se viktima është Nezaqet Gjoza. Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në  vendin e ngjarjes dhe po punon për shkakun dhe sqarimin e rrethanave./abcnews.al