Në zonën e kënetës në Durrës është fundosur dhe kati i parë i një ndërtese 4 katëshe. Gazetarja Ajgena Korbi tha se fatmirësisht nuk ka patur njerëz në të pasi ky kat shërbente si garazh. banorët janë ende në shtëpi dhe po mundohen të nxjerrin sendet dhe dokumentat, ndërsa shtëpia mund të bjerë nga momenti në moment duke rrezikuar dhe banesat e tjera aty pranë. banorët shprehen të shqetësuar pasi askush nuk ka ardh për t’i ndihmuar.
“Bëhet fjalë për një ndërtesë 4 katëshe. Banorët janë ende në shtëpi duke nxjerrë sendet personale. Tërmeti e ka shkatërruar plotësisht, nga biseda me ta, është anuar komplet kati i parë dhe garazhi nuk është më i dukshëm. Banorët vijonë të nxjerrin sendet nga shtëpia”- thotë gazetarja.
“Nga halli, në mëshirë të fatit, në dorë të Allahut. Të shpëtojmë ç’të mundim, po presim fadromën nuk po vjen. Të shpëtojmë dokumenta, tapi.
Jemi katër 4 familjë në këtë banesë. Jemi sistemuar te palestra afër pallatit të sportit. Ka 6 vjet që është ndërtuar me punë krahu të nderhsme me emigracion. Këtë e ka bërë një qytetar nga Pogradeci. Jetuam disa vjet dhe pastaj e ndërtuam vetë që të jetonim gjtihë vëllezërit këtu. Poshtë ka qenë garazh. ndërsa ky është kati i dytë”.
Ne ishim në shtëpi ku ra tërmeti, pastaj çamë një mur dhe nxorrëm njerëzit. Për fat s’kemi dëme në njerëz.kemi njoftuar fadriamt as kanë ardhur, asnjë shirit vijnë filmojnë dhe kërcasin dhe ikin. Shteti nuk funksionon fare. Janë hedhur 300 mln lekë dhe nuk vjen njeri. Shqetësimi i banorëve është rrafshimi i ndërtesës, se rrezikon dhe 3 banesa të tjera rreth e rrotull” –shprehen banorët.