Bandat shqiptare në Britani/ Rama në BBC: Ekzagjerim për qëllime politike

schedule22:32 - 10 Maj, 2018

schedule 22:32 - 10 Maj, 2018

Kryeministri Edi Rama tha gjatë një interviste për radio BBC se zërat për shtimin e bandave kriminale shqiptare në Britani shpesh janë ekzagjerime për qëllime të caktuara politike.

Gjithsesi Rama nuk e mohoi këtë fenomen, por sqaroi se krimi i organizuar nuk është një fenomen kombëtar, i kufizuar brenda kufijve shtetërore.

“Kriminelët kanë Bashkimin e tyre Europian, – u shpreh Rama,- kjo është arsyeja përse Bashkimi ynë Europian duhet të jetë sa më i fortë dhe i ndërlidhur që të jetë e mundur, për të luftuar në mënyrë të suksesshme kundër krimit”.

Frikës së skeptikëve, të përcjellë nga gazetari britanik, për shpenzimet që do të ketë BE për Shqipërinë, pas anëtarësimit, Rama iu përgjigj se Shqipëria po kërkon hapjen e negociatave, të cilat nuk kanë asnjë kosto për BE-në, por janë jetike për ne.

Ndërsa retorika e frikës rreth fluksit të emigracionit, që ka të bëjë aspak më shumë se me lëvizjen e lirë të njerëzve në tregun e lirë të punës, sipas kryeministrit shqiptar, minon vetë vlerat dhe principet e botës sonë europiane./abcnews.al