Bamir Topi në “Log.”: Imuniteti i opozitës është zero

schedule22:04 - 4 Prill, 2022

schedule 22:04 - 4 Prill, 2022

Nga studioja e emisionit Log në Abc ish-presidenti Bamir Topi duke folur për situatën politike në Shqipëri ka deklaruar se imuniteti i opozitës është zero.  Sipas tij kultura politike në vendin tonë është në gjendjen më të keqe të mundshme.

“Kultura politike në Shqipëri është në gjendjen më të keqe të mundshme. Gjithçka do tentohet të vishet me alibi. E vetmja shpresë është që do vendoset një njeri që me maxhorancën ne radhës s’do ketë më ato probleme që shfaqen në retrospektivë.  Duke parë mënyrën e sjelljes së pemës institucionale shqiptare Rama s’ka lënë asgjë për të mos thënë që edhe rojen e një institucioni e ka zgjedhur nga të preferuarit e tij politikë. S’kam asnjë lloj shprese dhe iluzioni. Çfarë ka dalë deri më tani nga ky sundim absolut. S’ka forcë reaguese. Opozita nuk reagon dot. Imuniteti i opozitës është zero”.

/abcnews.al