Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Hapen aplikimet për panelet diellore për ngrohjen e ujit, Balluku thirrje qytetarëve: 70% subvencionim nga AEE

schedule08:23 - 24 Shkurt, 2025

schedule 08:23 - 24 Shkurt, 2025

Hapen aplikimet për të gjithë abonentët familjarë për vendosjen e paneleve për ngrohjen e ujit. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku iu ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për vendosjen e paneleve, një subvencionim 70% nga AEE.

Ministrja thekson gjithashtu se fituesit e thirrjes së parë nuk mund të aplikojnë përsëri për të njëjtën banesë apo kontratë energjie.

“Mirëmëngjes



📢 Me njoftimin e rëndësishëm se prej ditës së sotme janë hapur aplikimet për të gjithë abonentët familjarë për vendosjen e paneleve për ngrohjen e ujit.

🏠 2 mijë njësi për 2 mijë familje

✅70% subvencionim nga AEE

Fituesit e thirrjes së parë nuk mund të aplikojnë përsëri për të njëjtën banesë/kontratë energjie.”, njofton Balluku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!