“Ballkani i Hapur”, Boçi: Rama po lejon rritjen e hegjemonisë serbe

schedule20:37 - 8 Qershor, 2022

schedule 20:37 - 8 Qershor, 2022

Nga Juxhin Mustafaraj

Partia Demokratike e sheh pjesëmarrjen e Shqipërisë në nismën e “Ballkanit të Hapur” një shërbim për rritjen e influencës serbe në Ballkanin Perëndimor. Në një intervistë për ABC, nënkryetari i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi flet për një disfatë ekonomike dhe politike të Shqipërisë që nga koha kur u bë pjesë e Ballkanit të Hapur.

“Politikisht rrit hegjemoninë serbe në rajon. Nga ana ekonomike sanksionon një lloj ndikimi absolut të ekonomisë serbe në rajon.”

Boçi e cilëson tradhti sjelljen që Edi Rama ka mbajtur në raport me Kosovën në nismën e “Ballkanit të Hapur”.

“Të thuash që kemi nismë rajonale pa Kosovën askush nuk e beson. Duhet të kërkojë njohjen e Kosovës dhe jo të mbesë te deklarata provokacija para shumë vitesh”.

Për nënkryetarin e PD, Shqipëria duhet të tërhiqet menjëherë nga nisma.

“Shqipëria duhet të dalë jashtë. Nisma të tilla duhet të ndërpriten.”

Sipas demokratëve, sjellja e kryeministrit Rama dhe mazhorancës për të refuzuar javët e fundit në Kuvend rezolutat që dënojnë gjenocidin në Bosnje dhe atë në Kosovë, është prova e dy-fishtë se Edi Rama po i shërben në mënyrë të verbër një projekti serbo-rus. /abcnews.al