Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka vizituar punonjësin e policisë i cili një ditë më parë u aksidentuar përballë drejtorisë së Policisë së Durrësit. Sa i përket gjendjes shëndetësore, Balla ka thënë se efekti është në gjendje të mirë dhe se shumë shpejt dot t’i bashkohet trupës së policisë. Gjithashtu Balla ka paralajmëruar që të rrisë ndëshkueshmërinë ndaj shoferë që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
“Do të kërkojmë ashpërsinë e masave për shkelësit e qarkullimit rrugor. Kërkon ndryshim të kodit penal për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor”, ka thënë më tej ai./abcnews.al/