Balla tregon si do jetë përbërja e Komisioneve Zgjedhore e Territoriale: PS do ketë 8 anëtarë

schedule11:20 - 14 Shkurt, 2022

schedule 11:20 - 14 Shkurt, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla mohoi mundësinë e negociatave mes PD dhe PS për votimin e zgjatjes së mandatit të organeve të vettingut në këmbim të votës për komisionet parlamentare në lidhje me Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.

Basha u shpreh se PS do të ketë 8 anëtarë në secilin prej komisioneve. Ai zbuloi se në Komisionin për Reformën Zgjedhore bashkëkryetar do të jetë Damian Gjiknuri ndërsa për Territorialen emri do të vendosen ditën e enjte.

“Kemi analizuar punën e deritanishme të puynës së grupit. Kuvendi i tejkaloi axhendat politike të secilës prej palëve duke miratuar ndryshimet kushtetuese për të zgjatur mandatin e organeve të vettingut. Fitoi Shqipëria, rruga europiane e Shqipërisë. Nuk i shmangem asnjëherë pyetjeve. Thirrja ime për ju është mos ia vini më veshin Saliut sepse Saliu nuk i hyn më në punë njeriu.

Ne kemi dhënë mbështetjen tonë në kuvend për ngritjen e komisioneve dhe do të votohet ditën e enjte dhe për përbërjen e tyre. PS do ketë 8 anëtarë në secilin prej komisioneve. Në Zgjedhore bashkëkryetar do jetë Gjiknuri. Sot është zhvilluar një diskutim për Reformën Territoriale. Ndërkohë që ajo që dua të them që edhe për këtë komision do propozojmë bashkëkryetarin dhe anëtarët. Mandati do jetë 6-mujor”, tha Balla.

Ai tha se në këto komisione duhet të adresohen brenda afatit 6-mujor të gjitha propozimet e palëve. Sa i takon zgjedhores Balla nënvizoi ndryshimet për financimet e partive politike duke theksuar se ka një rast të dyshimtë që ende nuk është sqaruar sa i takon kryedemokratit Lulzim Basha dhe Partisë Demokratike.

“Nuk dua të paragjykoj punën e këtij komisioni. Ka plot çështje që meritojnë të diskutohen. Nuk ka pasur negociata për votimin. Është thjesht dhe vetëm ndërgjegjësimi i deputetëve të opozitës që vendosën ta mbështesin duke e konsideruar reformën në drejtësi hap të rëndësishëm.

Unë nuk dua të flas tashmë fare për këtë çështje sepse i takon komisioneve. Të gjitha propozimet që palët kanë duhet të drejtohen në komision. Ky komision ka marrë detyrën nga Kuvendi për të bërë një plan pune. Ajo që dua të them sot është që ky 6-mujor duhet të përdoret në funksion të adresimit të plotë të rekomandimeve të OSBE për të cilat ende nuk janë transpozuar në legjislacionin tonë zgjedhor. Komisioni për Zgjedhoren duhet të bëjë edhe ndryshime për partitë politike, financimin e partive politike.

Një rast është ai i financimit të dyshimtë që Basha dhe PD kanë marrë që me sa di unë është ende nën hetim. Duhet bllokuar çdo financim i dyshimtë”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!