Balla: Pro dialogut me opozitën me kusht që të respektohet Kushtetuta

schedule14:01 - 26 Prill, 2019

schedule 14:01 - 26 Prill, 2019

Partia Socialiste është e gatshme të dialogojë me Partinë Demokratike dhe partitë e vogla opozitare për reformën zgjedhore dhe gjetjen e një zgjidhje për të dalë nga situata që ka krijuar djegia e mandateve. Kushti i vetëm që kërkon kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla për t’u ulur në tryezë është respektimi i kushtetutës.

Nuk janë tërhequr socialistët nga dialogu me opozitën nëse respektohet Kushtetuta. Mesazhin ua dërgon kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialistëve Taulant Balla.

“Askush nuk do të vendosë kushte mbi kushtetutën. Dialog, që nuk shkel kushtetutën. Ne nuk pranojmë në asnjë rast të shkelet mbi kushtetutën. Jemi të hapur për çdo formë dialogu, por duhet të garantohet që nuk shkelen parimet kushtetuese”.

Tonet e ashpra vazhdon t’ua drejtojë të gjithë atyre që kanë në mendje të cënojnë zgjedhjet e 30 qershorit.

“Kush guxon të pengojë zgjedhësit për të shkuar të votojnë, shkon deri në 8 vite burg nëse bëhet bashkëpunim”.

Këto deklarata kreu i grupit parlamentar socialist i bëri pas takimit me raporterin  për Shqipërinë të grupit parlamentar CDU/CSU., Christian Schmidt nga i cili mori mbështetjen për një vendim pro për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Vlerësimi pozitiv përmban dhe dialogun konstruktiv politik nënvizoi Taulant Balla. Në këtë linjë është edhe vijimi i punës për komsionin e reformës zgjedhore e jo vetëm.

“Dhe pranimi i kërkesës së opozitës kuvendore për të diskutuar mbi gjetjen e një sistemi të ri zgjedhor të gjithëpranuar janë hapa të rëndësishëm që konfirmojnë një dialog konstruktiv në dialog. Kemi qenë të hapur për dialog edhe me PD dhe parti të tjera opozitare që kanë zgjedhur rrugën si formë të ushtrimit të funksionalitetit të tyre politik”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!