Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i kërkon prokurorisë ta thërrasë urgjentisht kreun demokrat Lulzim Basha. Sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dështoi në skanimin e finacimeve, qe dyshohet se ka bërë Rusia për selinë blu.
Thirrjen drejtuar Lulzim Bashës për të bërë transparencë mbi akuzat për financimin rus të Partisë Demokratike , Taulan Balla nuk ka shpresë se do të dëgjohet. Pas dështimit të Komsionit qendror të zgjedhjeve ai I kërkon Prokurorisë ta marrë në pyetje urgjentisht.
Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportin financiar të Partisë Demokratike për vitin 2017 ku sipas kreu të grupit parlamentar socialist mungojnë deklarimet e Partisë Demokratike për disa shpenzime në vlera të mëdha. /abcnews.al