Balla në Kuvend: Çelja e negociatave na inkurajon për reforma të thella

schedule10:30 - 30 Maj, 2019

schedule 10:30 - 30 Maj, 2019

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka vlerësuar progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë. Sipas tij publikimi i raportit pas zgjedhjeve evropiane është arsye tjetër për të kuptuar se veç pjesë teknike ky verdikt është edhe politik.

“Për ne ky vendim nuk ishte asgjë tjetër veçse konfirmim e pasqyrim i punës sonë të sigurtë drejt aspiratës historike për anëtarësim në BE. Koiçidencë që publikimi i raportit u la direkt pas zgjedhjeve është arsye tjetër për të kuptuar se veç pjesës teknike ky verdikt është edhe politik”.

Për Ballën ky është raporti më i mirë që ka marrë Shqipëria, i bazuar në shifra dhe fakte, që inkurajon për reforma të thella, pavarësisht baltës dhe përpjekjeve të opozitës për minimin e anëtarësimit në BE.

“Shpreh bindjen se brenda viti 2019 Shqipëria do hapë negociatat me BE. Të gjithë duhet të jemi krenarë që vota e shqiptarëve na ka sjellë në vitin kur Shqipëria hapi bisedimet për BE dhe përpjekjet e opozitës, asaj rrugore që me çdo kusht u mundua të minojë përpjekejt e shqiptarëve për anëtarësim. Progres raporti është objektiv me shifra e statistika dhe jo fjalë boshe e retorikë rruge. Na inkurajon për reforma të thella dhe vijim të reformës në sistemin e drejtësisë”.

Sipas Ballës kundërshtarët janë kundër reformës në drejtësi pasi ajo depërton në çdo celulë të sistemit të kalbur të drejtësisë.

“Çfarë nuk është thënë nga kundërshtarët, arsyeja pse janë bashkë është kundërshtia ndaj kësaj reforme duke hedhur baltë e penguar implementimin e saj. Zbatimi i reformës gjithëpërfshirëse ka rezultuar në mënyrë konsistente.

Dje u tha troç kush ka vesë të dëgjojë në raportin e publikuar në Shqipëri u tha se reforma në drejtësi është unike se depërton në çdo celulë të sistemit të kalbur të drejtësisë, model për vendet e tjera të rajonit. Shqipëria është mesatarisht e përgatitur për nivelin e vendeve të BE. Padyshim që ky skaner dhe kjo grafi e çdo vendi është pikënisja ku duhet të nisen dhe vendet anëtare dhe nuk duhet kurrsesi që çështje të brendshme të krijojnë barrierë anëtarësimi”.

abcnews.al