Balla: Fitojmë zgjedhjet edhe në vitin 2021

schedule18:36 - 26 Shkurt, 2019

schedule 18:36 - 26 Shkurt, 2019

Ndërkohë që opozita proteston përpara parlamentit, mazhoranca zhvillon seancën plenare. Kreu i grupit pralamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit tha se Partia Demokratike më 16 Shkurt riktheu edhe njëherë kaosin e 20 viteve më parë.

Për sa i përket vendimit të opozitës për djegien e mandateve, Balla tha se kreu i PD-së ka krijuar një precedent të rrezikshëm.

Taulant Balla: E kemi parashikuar që në Korrik të vitit 2016 që sa më shumë do të afrohet dita e ngritjes së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, ata që përmenda më sipër dhe bashkë me një grup huliganësh në hyrjen e parlamentit nuk do të ishin në këtë sallë. Me këto veprime, sikurse dhe me veprimin e djegies së mandateve Lulzim Basha krijoi një precedent të rrezikshëm që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, që çdo opozitë që nuk kënaqet me rezultatin zgjedhor të cënojë me djegie mandatesh nëse nuk i jepet pushtei në tavolinë. Harroje Lulzim.

Erion Braçe: Punë e tyre. Është zgjedhje e tyre. Siç është zgjedhje e tyre me djeg mandatet ishte zgjedhja e tyre edhe me vazhdu protestat. Ajo që mua më takon të bëj thirrje është thirrja që po përsëritet në çdo gjuhë të botës, në anglisht kryesisht dhe pastaj në gjuhë të tjera siç tani sapo dëgjova deklaratën e OSBE-së, të ndalin dhunën.

Paulin Stërkaj: I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë që mos ta nxjerrin policinë pa mjetet e intervenimit. Jo policë civilë përpara protestuesve, por policët të jenë të veshur me të gjitha mjetet e sulmit të turmave që thyejnë ligjin dhe destabilizojnë vendin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!