Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Godisni grupet kriminale, pastroni alpet nga kanabisi”, Balla nis takimet nga Shkodra, ja porositë për efektivët

schedule16:01 - 18 Korrik, 2023

schedule 16:01 - 18 Korrik, 2023

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Ministri Balla ka kërkuar nga Shkodra të merren të gjitha masat që i takojnë Policisë, për mbarëvajtjen e sezonit turistik, të intensifikohet puna për goditjen e grupeve kriminale dhe pastrimin e alpeve e zonave të thella, nga kultivimi i lëndëve narkotike.

Gjithashtu ai theksoi se strukturat e Policisë duhet të kenë vëmendje më të shtuar edhe ndaj ndërtimeve pa leje, sidomos në qendrat urbane dhe zonat turistike.



“Na duhet vëmendje e shtuar ndaj fenomenit të ndërtimeve pa leje në qendrat urbane e ato turistike. Nuk duhet të ketë asnjë tolerim”, tha ministri Balla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!