Bale te Tottenham? Jose Mourinho “flet” edhe pa përgjigje

schedule21:30 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 21:30 - 5 Dhjetor, 2019

Gareth Bale nuk i kurseu elozhet për Jose Mourinhon gjatë një deklaratë të bërë një ditë më parë. Uellsiani i Real Madrid komentoi uljen e “Special One” në pankinën e Tottenham, teksa tha këto fjalë: “Jose është një fitues dhe klubi dëshiron të fitojë trofe. Mendoj se kanë vepruar mirë që morën Mourinhon. Portugezi është më i miri që mund të dërgojë Tottenham te trofetë“.

Trajneri portugez nuk vonoi t’i kthejë përgjigje 30-vjeçarit dhe e falënderoi atë pas ndeshjes kundër Manchester United. “Unë e vlerësoj Bale. Nuk e dija që kishte thënë këto fjalë për mua, i jam shumë mirënjohës“, thekson Mourinho, i cili pyetet edhe nëse do t’i pëlqente ta kishte në dispozicion lojtarin ofensiv.

Shumë po flitet rreth një rikthimi të Bale te Tottenham, aty ku kaloi 6 sezone përpara se të transferohej në Madrid. “Nuk e keni të nevojshme t’iu jap një përgjigje… “, shprehet Mourinho, duke lënë të nënkuptohet se blerja e lojtarit britanik do e lumturonte pas masë. /abcnews.al