Bale me “valixhe në duar”, Real Madrid çmenduri për yllin e Liverpool

schedule13:41 / 27/02/2020

Real Madrid pësoi një humbje shokuese mbrëmjen e djeshme nga Manchester City. Gjërat po shkonin mirë për të besuarit e Zidane, pasi ishin në avantazhin e një goli, por më pas anglezët e përmbysën sfidën. Përpos humbjes në Champions, në verë priten ndryshime të mëdha në skuadër për ta rindërtuar dhe një herë nga e para ekipin galaktik.

I pari që e ka të sigurt largimin është Gareth Bale. Dihen problemet qe uellsiani ka me Zidane dhe ka kërkuar largimin. Dhe vetë Reali është lodhur me sjelljen e tij dhe kërkon të përfitojë sa më shumë nga kartoni i tij. Drejtuesit spanjollë ëndërrojnë që Bale ta zëvendësojnë me yllin e PSG-së, Kylian Mbappe. Francezi është i preferuari, por kartoni i tij kushton plot 250 milionë sterlina, shifër që konsiderohet e tepërt nga Reali.

Emri më potencial për t’u transferuar në Madrid është sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah. Me një vlerë prej 125 milionë sterlina, ai shikohet si goditja e duhur nga drejtuesit. Gjithashtu dhe mediat në Angli, ku dhe Gary Neville e ka theksuar, se egjiptiani po e përdor Liverpoolin si trampolinë për një kalim tek Barcelona apo Reali. /abcnews.al

 

schedule13:41 / 27/02/2020