Balaj prezanton fanellat e reja të Sturm Graz, të shtunën përballet me Uzunin

schedule22:22 - 6 Gusht, 2020

schedule 22:22 - 6 Gusht, 2020

Bekim Balaj u largua nga Akhmat Grozny korrikun e vitit të kaluar dhe zgjodhi të vazhdonte karrierën te Sturm Graz, duke firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin austriak.

Gjashtë gola në kampionat dhe një në Kupën e Austrisë shënoi sulmuesi i kombëtares kuqezi në vitin e parë me ekipin e ri, që mbylli sezonin në vend të gjashtë, duke mos ia dalë të sigurojë kualifikimin në Europa League.

 

Fanellat e reja te ekipit austriak

Sturm ka prezantuar ditën e sotme fanellat e sezonit të ri dhe shkodrani është një nga dy lojtarët e zgjedhur në promovimin e tyre. Ekipi austriak do të zhvillojë një miqësore ditën e shtunë (17:00) dhe përballë do të jetë Ferencvaros.

Te kampionët e Hungarisë është transferuar Myrto Uzuni pak ditë më parë, kështu që do të shohim një duel midis Balajt dhe sulmuesit beratas. /abcnews.al