Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Balaj kuqeblu deri në 2027/ Ish sulmuesi i Kombëtares rinovon me Vllazninë

schedule23:27 - 18 Shkurt, 2025

schedule 23:27 - 18 Shkurt, 2025

Bekim Balaj do të vazhdojë të luajë tek Vllaznia edhe dy sezonë e gjysmë. Sulmuesi shkodran rinovoi kontratën me klubin deri në 2027, siç njoftohet zyrtarisht në rrjetet sociale.

Ky është një sukses i madh i Vllaznisë, që arrin të mbajë lojtarin më të mirë të kampionatit dhe gjithashtu shënuesin më të mirë. Balaj, ish lojtar i Kombëtares u kthye në ekipin e qytetit të tij në janar 2023.

Edhe pse 34 vjeç, ai është në formë shumë të mirë dhe mban shiritin e kapitenit. Objektivi i madh për këtë sezon është titulli kampion që Vllaznia e ka fituar për herë të fundit në 2001.



/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!