Balaj: Ka lezet kur fiton duke luajtur bukur, kam një mesazh për të rinjtë

schedule20:38 - 11 Nëntor, 2020

schedule 20:38 - 11 Nëntor, 2020

Shqipëria fitoi 2-1 ndaj Kosovës ditën e sotme, me miqësoren që u zhbllokua pas gjysmë ore lojë nga Bekim Balaj. Sulmuesi shkodran shfrytëzoi një asist të Myrto Uzunit dhe gjeti golin e tetë me kuqezinjtë. 29-vjeçari i Sturm Graz në Austri, foli pas ndeshjes për Supersport rreth lojës së sotme të kombëtares, lojtarëve të rinj dhe objektivave të Shqipërisë.

FITORJA – “Gjithmonë është e rëndësishme kur bën lojë, e vlerësuam në maksimum dhe hymë me impenjimin e duhur. Bëmë paraqitje të mirë, arritëm ta fitojmë ndeshjen me një paraqitje të mirë. Ekipi kombëtar ka gjithmonë prurje e afrime, kushdo që vjen duhet ta vlerësojë atë mundësi, të japë më mirën kur vesh fanellën. Çdokush duhet ta shfrytëzojë rastin e  vet, sepse është privilegj i madh”.

OBJEKTIVAT – “Mundësitë janë mese reale për të vijuar me fitore, kemi luajtur me ata dhe i njohim, do të hyjmë me vlerësimin maksimal dhe përqendrim maksimal, nuk pritet gjë tjetër veç fitores në dy sfidat me Kazakistanin dhe Bjellorusinë. Si sulmues që jam, kur kalojnë ndeshjet pa shënuar ndihet mungesa e golit, e rëndësishme është që të jem pjesë e ekipit dhe të luaj sa më shumë. Kur aktivizohesh golat vijnë.

Të them të drejtën, duke i ndjekur ndeshjet nga TV është ndryshe nga ku i sheh në fushë. Në Kazakistan ishte ndeshje ndoshta jo e luajtur në rimtin e duhur, me Lituaninë kishim ritmin e duhur dhe është mëkat që nuk e fituam atë ndeshje”. /abcnews.al