“Babalja”, Genc Pollo: Prova e vetme që inkriminon Ervin Salianjin

schedule20:46 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 20:46 - 23 Dhjetor, 2019

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo ka treguar provën e vetme sipas tij që implikon Ervin Salianjin në çështjen “Babale”.

I ftuar në “Mbrëmje në ABC” me Mirela Milorin, Pollo u shpreh se prova e vetme është fjala që ka thënë Fredi Alizoti “më ka premtuar 200 mijë euro”.

“E vetmja provë që sipas dy prokurorëve inkriminon Ervin Salianjin ishte deklarata e Alizotit, të cilit i kishte thënë Veliu që më ka premtuar 200 mijë dhe 100 mijë do ti jap ty. As edhe një gjë tjetër dhe vetëm këtë provë. Ta zëmë sikur krimi i pretenduar, pra akuza ishte për vrasje të 10 fëmijëve, jo për një kallëzim të rremë, sikur vetëm për një krim të rëndë një provë e tillë të paraqitej para një gjykatësi serioz do refuzohej me përqeshje. Dhe vetëm mbi bazën e pohimit të Alizotit, i cili del në dosjen e Prokurorisë i kapur nga polici, nga deputeti Taulant, nga shefi i policisë, nga prokurori, i premtohen para vetëm e vetem që të dëshmojë, do bësh 1 vit burg por do shpërblehesh, kjo është besueshmëri e këtij por edhe ky vetë nuk ka pranuar që ka takuar Salianjin, por i ka thënë një tjetër, një ish i burgosur në burg me Xhafën  që unë do të jap ty 100 mijë sepse 200 mijë do të japë. Dhe vetëm me kaq të kërkojë 1 vit e gjysëm burg prokuroria dhe gjykatësi të japë 1 vit burg nuk e di tani se krahasimet me kohën e Enver Hoxhës duhet ti bëjmë me kujdes, por edhe atëherë një shkallë serioziteti hetuesia e pretendonte ta kishte.

Këtu kemi rënë dhe kjo nuk është për të qeshur, ky është sinjali i parë që Rama nuk ndalet para asgjëje dh që përfundimet do të jenë të këqija. Ne po flasim për cafrë po ndodh sot. Gjyakata e faltit ka dnuar një politikan të opozitës sepse Alizoti kishte dëgjuar nga Babalja që Babalja nuk e thotë këtë as në Prokurori as në gjyq do merrte 100 mijë nga 200 mijëshja e premtuar”, tha Pollo./abcnews.al