Babai rreh të bijën 12-vjeçare në Korçë, një vit më parë e kishte ngacmuar seksualisht

schedule14:29 - 20 Qershor, 2022

schedule 14:29 - 20 Qershor, 2022

Një 47-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë.

Abcnews.al mëson se gjatë pyetjeve në prani të psikologut, babai e ka tërhequr të bijën prej flokësh.

Ndërsa ka rezultuar se ka abuzuar me të miturën duke e prekur dhe ngacmuar por nuk ka kryer marrëdhënie seksuale.
Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Xh., 47 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Qendër, Devoll, pasi në qytetin e Bilishtit ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë.

/abcnews.al/