10 vite nga tragjedia e Qafës së Vishës, babai poezi vajzës që humbi jetën në aksident

schedule17:04 - 21 Maj, 2022

schedule 17:04 - 21 Maj, 2022

Nga Ahmet Zani:

Këto janë vargje kushtuar Dorinës, një nga 12 studentët e Elbasanit, qe humbi jetën në aksidentin e Qafës së Vishës. Kanë kaluar 10 vite nga ajo ngjarje, por brenga bëhet çdo ditë më e madhe.

Hasan Stafa ruan çdo kujtim të Dorinës, dhe prej 10 vitesh ai dhe familja jetojnë me kokën pas. Fotot e vajzës së ndjerë janë të vendosura në të gjithë shtëpinë, ndërsa në duar shpesh mbajnë gazetat e 21 majit të vitit 2012.

10 vite pas kësaj ngjarje, Hasani dhe Familjarët e studentëve që udhëtonin drejtë Himarës kërkojnë drejtësi. Ata kanë shumë pikëpyetje për këtë ngjarje ndërsa i bëjnë thirrje prokurorisë të vazhdojë hetimet.

Pasojat e humbjes së fëmijëve të tyre kanë qenë të rënda për prindërit. 5 prej të cilëve sot vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor. Tragjedia e Himarës ka ndodhur më 21 maj të vitit 2012. 45 studentë të universitetit Aleksandër Xhuvani  udhëtonin në një autobus drejtë Himarës për një ekspeditë.

Autobusi u gjet një humnerë në Qafë e Vishës afër Himarës. Shteti Shqiptar shpalli 22 majin ditë zie kombëtare në shenjë nderimi për 13 studentët që humbën jetën. /abcnews.al/