“Babai më i mirë në botë”, e bija i bën urimin më emocionues Ardit Gjebreas për ditëlindje

schedule16:34 - 7 Qershor, 2022

schedule 16:34 - 7 Qershor, 2022

Producenti shumë i dashur nga publiku, Ardit Gjebrea feston sot ditëlindjen. Ai mbush 59 vite dhe padyshim urimet kanë qenë të pafundme. Mirëpo, më i veçanti ka qenë ai i së bijës, Anna, e cila ka ndarë një foto të disa viteve më parë, ku shihet shumë e lumtur teksa i ati e mban në krahë.

Bukuroshja e ka shoqëruar këtë imazh me disa fjali tepër emocionuese.

“Gëzuar ditëlindjen babit më të mirë në botë!!! Më pëlqen çdo sekondë që kalojmë bashkë dhe nuk mund të kërkoja asgjë më shumë. Faleminderit që udhëzove hapat e mi dhe faleminderit që ishe gjithmonë aty. Fjalët nuk mund të shpjegojnë se sa shumë të dua apo sa shumë të falënderoj për gjithçka që ke bërë për mua. Falenderoj Zotin qe je ne jeten time. Unë të dua vërtet babi”, ka shkruar Anna krahas fotos.

Kujtojmë që Joni nga ana tjetër e ka surprizuar të atin pasi ka ardhur posaçërisht nga Amerika për ditëlindjen e tij. Një surprizë kjo që Arditi vërtetë nuk e priste./abcnews.al