Babai i Sergio Aguero nuk duron: Pep qan me lot krokodili, s’e ka dashur kurrë

schedule11:28 - 3 Qershor, 2021

schedule 11:28 - 3 Qershor, 2021

Leonel Del Castillo, babai i Sergio Aguero, ka folur haptazi në intervistën e dhënë për Radio la Red.

Ai nuk ka ngurruar të thumbojë trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola, duke e konsideruar shkaktarin për largimin e Aguero, i cili tani do të veshë fanellën e Barcelona në La Liga.

“Këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Kur dikush të thotë që nuk je në plane, nuk ke zgjidhje tjetër veçse të largohesh.

Unë nuk besoj në lotët e Guardiola. Për mua ai kurrë nuk e donte atë. Asnjëherë nuk dihej nëse ishte titullar apo jo.

Siç e tha edhe Sergio, largimi varej nga klubi dhe stafi teknik. Deri në momentin e fundit ai priti rinovimin me Manchester City”, deklaron Leonel Del Castillo.

Ai ka folur edhe për ofertat që mori shënuesi më i mirë në historine e Manchester City.

“Tottenham, Arsenal dhe Chelsea ishin të interesuara deri në momentet e fundit për Agueron. Nëse nuk do të qëndronte në Angli, Sergio do të transferohej në Itali”.  /abcnews.al