Babai hero u hodh në det për të shpëtuar 3 fëmijët e tij, mbytet me 6-vjeçarin, shpëtojnë 2 të tjerët

schedule08:40 - 17 Gusht, 2022

schedule 08:40 - 17 Gusht, 2022

Një burrë dhe djali i tij 6-vjeçar nga Gana u mbytën në detin e Ischitella në Castel Volturno, në provincën e Casertës.

Sipas asaj që u konstatua nga roja bregdetare, babai ndodhej në plazhin e Fontane Bleut  me tre fëmijët e tij të mitur, të tjerët 10 dhe 13 vjeç.

Të tre fëmijët u hodhën në det, por rryma i tërhoqi zvarrë nga bregu.

Rojet e shpëtimit shkuan menjëherë por për burrin dhe më të voglin nuk kishte asgjë për të bërë.

Dy fëmijët e tjerë u shpëtuan.

Djemtë u hodhën nga shkëmbinjtë në det.

Dëshmitarët thonë se kur babai e kuptoi se rryma po i tërhiqte, u vërsul në det dhe arriti të shpëtonte dy të mëdhenjtë, ndërsa 6-vjeçarin e kishte në krahë.

Por ai nuk ia doli dhe i vogli u mbyt bashkë me të.

Pushuesit u përpoqën t’i shpëtonin duke krijuar një rrjet shpëtimi.

Një Jet Ski me roje shpëtimi u nis gjithashtu nga plazhi ngjitur.

Më pas në vendin e ngjarjes mbërriti policia, zjarrfikësja dhe Autoriteti portual.

Në vend ndodhej edhe një helikopter nga Brigada e zjarrfikësve Pontecagnano dhe ekipi i zhytjes i Napolit.

Një nga dy fëmijët e dërguar në spital është në gjendje më të rëndë./Abcnews.al/