Një 53 vjeçar nga Cagliari në Itali sakrifikoi jetën për të shpëtuar djalin dhe shokun e tij që ndodheshin në vështirësi teksa po notonin në det.
Siç raportojnë mediat italiane ngjarja e rëndë u regjistrua në plazhet e Feraxi në komunën e Castiadas, në jug të Sardenjës.
Kur burri pa se fëmijët ishin në rrezik për t’u mbytur u hodh në det dhe arriti t’i shpëtonte, por nuk ia doli të kthehej dhe vetë në breg.
As mjekët nuk munden ta shpëtonin pasi e nxorrën në breg.
Kështu bashkë me pushuesit e tjerë u hodh menjëherë në ujë, arriti tek fëmijët që po laheshin me kamerdare dhe i ndihmoi.
Por diçka shkoi keq dhe 53-vjeçari nuk arriti t’ia dalë për shkak të rrymave të forta. /abcnews.al


