Baba për herë të parë, Shpat Kasapi dhe partnerja zbulojnë gjininë e bebit

schedule21:16 - 14 Tetor, 2021

schedule 21:16 - 14 Tetor, 2021

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi do të bëhet baba. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ai gjatë muajit gusht, pikërisht në ditën e ditëlindjes së partneres, Selvije Jao.

Shpati ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet me bukuroshen që i ka rrëmbyer zemrën, krahas së cilës ka bërë edhe një urim të veçantë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Official Instagram personal (@shpatkasapi85)

Ndërkohë, sot çifti zbuluan gjininë e bebit. Ata zgjodhën të përdorin traditën e njohur të shpimit të tullumbacit, nga i cili dalin tullumbace të vegjël në ngjyrë blu ose rozë që simbolizojnë gjininë.

Çifti ju drejtua tullumbacit për ta shpuar dhe më pas prej tij, dalin tullumbace ngjyrë të kaltër, duke treguar se do të bëhen me një djalë./abcnews.al