Avramopoulos: Bashkëpunimi me Ballkanin më i rëndësishëm se kurrë

schedule14:23 - 9 Mars, 2018

schedule 14:23 - 9 Mars, 2018

Eurokomisioneri për emigracionin dhe çështjet e brendshme, Dimitris Avramopoulos thotë se bashkëpunimi me Ballkanin për sigurinë, mbrojtjen e kufinjve dhe luftën kundër trafiqeve, më i rëndësishëm se kurrë. Në të njëjtin qëndrim është shprehur edhe Ministri i Brendshëm i Bullgarisë.

Bashkëpunimi me vendet e Ballkanit Perëndimor për sigurinë, mbrojtjen e kufinjve të Bashkimit Europian dhe luftën kundër trafiqeve ka qenë një nga pikat e rëndësishme të takimit të ministrave të brendshëm tê Bashkimit Europian në Bruksel. Komisioneri europian përgjegjës për migracionin, çështjet e brendshme dhe qytetarinë, Dimitris Avramopoulos ka deklaruar, se bashkepunimi me Ballkanin në këto aspekte është bërë më i rëndësishëm se kurrë, ndërkohë që rëndësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi e ka artikuluar qartë edhe ministri i brendshëm bullgar Valentin Radev, në emër të presidencës bullgare.

Dimitris Avramopoulos:  “Dua të ndalem te  vendet e Ballkanit, ku bashkëpunimi për migracionin, sigurinë dhe mbrojtjen e kufinjve është bërë më i rëndësishëm se kurrë. Ne duam të vazhdojmë të angazhohemi me Ballkanin në të gjitha aspektet, duke përfshirë mbrojtjen e kufinjve të BE-së, luftën kundër terrorrizmit, luftën kundër radikalizimit, luftën kundër krimit të organizuar, drogës, trafikut të qëlieve njerëzore dhe trafikut të armëve.

Valentin Radev, Ministri i Brendshëm Bullgar: ” Së bashku me ministrat e brenshëm të Bashkimit Europian, ne diskutuam fushat në të cilat bashkëpunimi me vendet e Ballkanit duhet të rritet, që kanë të bëjnë me luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, trafikut të armëve dhe trafiqeve të tjera, si dhe mbrojtjes së kufinjve”.

Deklaratat e ministrit të brendshëm bullgar dhe komisionerit Avramopolos janë bërë gjatë konferencës për shtyp pas takimit të ministrave të brendshëm tê Bashkimit Europian në Bruksel, ku janë diskutuar disa çështje lidhur me sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit në BE. /abcnews.al