Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Avokati i Popullit në “Real Story”: Padia në Kushtetuese për zgjedhjen time nuk më shqetëson

schedule20:26 - 5 Maj, 2026

schedule 20:26 - 5 Maj, 2026

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të dërgojë për shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike lidhur me mënyrën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Endri Shabani.

I ftuar në “Real Story”, Shabani u shpreh se kjo çështje nuk e shqetëson, pasi, sipas tij, bëhet fjalë për një marrëdhënie institucionale mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese. Ai theksoi se mbetet i përqendruar te detyra e tij dhe nuk është pjesë e këtij procesi.

Duke komentuar debatet e krijuara, Shabani tha se nuk e kupton pse zgjedhja e tij ka prodhuar kaq shumë diskutime dhe tensione.



“Ka pasur disa padi, njëra pas tjetrës në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjen time. Nuk e di pse kjo çështje prodhoi kaq shumë ndryshim mendimesh apo tension, por kjo është një marrëdhënie mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese.

Unë nuk jam në këtë proces. Jam i fokusuar te puna ime. Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë pretendimet e të dyja palëve dhe unë nuk kam asnjë dyshim apo shqetësim për punën që ajo bën,” u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!