Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Avioni përmbyset gjatë uljes në Kanada, disa të plagosur

schedule22:07 - 17 Shkurt, 2025

schedule 22:07 - 17 Shkurt, 2025

Një aeroplan u rrëzua dhe përmbys gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos të hënën, duke lënë të plagosur 15 persona, raportojnë mediat e huaja.

Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta. Sipas Administratës Federale të Aviacionit, të 80 personat në bord janë evakuuar.

“Fluturimi 4819 i Delta Air Lines, i drejtuar nga Endeavor Air, u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Toronto Pearson në Kanada rreth orës 14:45 me orën lokale. Të 80 personat në bord u evakuuan”, thuhet në deklaratë, duke theksuar se avioni ishte nisur nga Minneapolis./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!