Ava Max flet për karrierën: S’e kisha menduar se do të arrija këtë sukses

schedule08:28 - 16 Shtator, 2020

schedule 08:28 - 16 Shtator, 2020

Pas më shumë se një viti pasi kënga e Ava Max “Sweet But Psycho” arriti në Nr. 10 në “Billboard Hot 100” në Qershor të 2019, ajo po kryeson sërish me hitin e ri “Kings & Queens”. Suksesi i këngës vjen në një kohë kur artistja shqiptare pritet të publikojë albumin që mban titullin Heaven & Hell , me 18 Shtator.

Dule folur për “Billboard Pop Podcast” mbi projektet dhe albumin që pritet të dalë pas pak ditësh, Ava tha se “muzika është një ilaç” për të, dhe se ndihet me fat që puna e saj është vlerësuar.

“Ndihem shumë mirënjohës që madje po lëshoj muzikë dhe njerëzit po dëgjojnë! Sidomos gjatë një pandemie. Unë e di që shumë njerëz po luftojnë tani. Muzika, për mua është ilaç. Jam thjesht e lumtur që njerëzit po përgjigjen.“, tha Ava.

Ajo foli gjithashtu dhe për vështirësitë që ka kaluar për të arritur suksesin që ka dashur. “E dini, ka patur momente në të kaluarën time që kanë qenë të errëta, dhe kurrë nuk kam menduar se do t’i kaloja.”, shtoi artistja.

Përsa i përket planeve të së ardhmes, artistja e hitit “Kings & Queens” tha se kishte planifikuar një turne në Shtetet e Bashkuara në shtator dhe tetor të këtij viti, por për shkak të situatës ng Covid-19 është anuluar. “Jam e ngazëllyer që do të kthehem në rrugë dhe mezi pres të bëj turneun tim zyrtar në botë për “Heaven & Hell”. xh.d/abcnews.al