Autostrada Tiranë-Durrës, do të bëhet me pagesë

schedule15:28 - 7 Nëntor, 2018

schedule 15:28 - 7 Nëntor, 2018

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë konfirmon për herë të parë se autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë. Rruga sipas ministrit Gjiknuri duhet zgjeruar, por buxheti i shtetit nuk i ka mbi 200 milionë euro.

Ministri i Infrastruktures dhe Energjisë zyrtarizon se autostrada Tiranë – Durrës do të bëhet me pagesë. Rruga sipas ministrit Gjiknuri duhet zgjeruar, por buxheti i shtetit nuk i ka mbi 200 milionë euro.

Autostrada Tiranë – Durrës do të bëhet me pagesë. Ministri i Infrastruktures dhe Energjisë Damian Gjiknuri i tha deputetëve të komisionit parlamentar të veprimtarisë prodhuese se qeveria po shyrton mundësinë për ta dhënë me konçesion me argumentin se rruga duhet zgjeruar dhe buxheti i shtetit nuk mbulon dot kostot.

Minstri nuk detajoi sa do të jetë tarifa që do të paguajnë qytetarët që do të përdorin këtë rrugë,  ndërsa studimi i fizibilitetit parashikon që ajo të jetë 2 euro për mjetet e vogla dhe 5 euro për ato më të rënda. Ndërkohë udhëtarët do të kenë mundësi të lëvizin pa tarifë në dy segmente të tjera, Tiranë- Maminas- Shijak dhe Kombinat- Ndroq – Plepa të cilat parashikohet të rehabilitohen nga koncensionari.

Ndërkohë qeveria është e vendosur të ndërtoje aeroportin e Vlorës me apo pa konsorciumin turk.  Ministri Gjiknuri konfirmoi se negociatat dështojnë financimi do të vijë nga buxheti i shtetit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë ishte në Komsionin Parlametar të Veprimtarisë Prodhuese për të raportuar për projektbuxhetin e vitit që vjen. Sipas Gjiknurit ky buxhet është 2.9 % e prodhimit të përgjithshëm bruto dhe synon të mbylle të gjithë kantierët e hapura në infrastrukturë. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!