Autoritetet zbuluan vatër të re koronavirusi, qyteti kinez pritet të testojë 9 milion banorë në 5 ditë

schedule15:57 - 12 Tetor, 2020

schedule 15:57 - 12 Tetor, 2020

Popullsia prej 9 milion banorësh e qytetit kinez të Qingdao-s do të testohet e tëra për koronavirusin në një periudhë kohore prej 5 ditësh. Testimi në masë vjen pasi regjistrimit të një sërë rastesh të lidhura me një vatër spitali ku kuroheshin pacientë të Covid-19.

Në maj, Kina testoi të gjithë qytetin e Wuhan-in, shtëpia e 11 milion banorëve dhe epiqendra e pandemisë, shkruan abcnews.al

Vendi kryesisht ka arritur që ta mbajë virusin nën kontroll, në kontrast me pjesën tjetër të botës ku numri i të infektuarve vijon të rritet ndërsa masat shtrënguese shtohen.

Në një deklaratë të postuar në median sociale kineze  Weibo, Komisioni Komunal i Shëndetit në Qingdao njoftoi se ishin zbuluar gjashtë raste të reja dhe gjashtë raste asimptomatike. Të gjitha rastet ishin të lidhura me të njëjtin spital,  raportoi media shtetërore Global Times.

Autoritetet kineze tashmë kanë implementuar një strategji testimi në masë edhe në rastet kur vatra e zbuluar e koronavirusit, konsiderohet të jetë relativisht e vogël, shkruajnë mediat. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!