Autoritetet greke: Numri i fëmijëve refugjatë të pashoqëruar është rritur, tashmë janë 1800

schedule16:00 - 28 Tetor, 2017

schedule 16:00 - 28 Tetor, 2017

Në Greqi është rritur numri i fëmijëve refugjatë të pashoqëruar të cilët kanë nevojë për strehim, asistencë dhe mbrojtje. Unicef me anë të një raporti të fundit të bërë publik, sqaron se vetëm një e treta e rreth 3 mijë fëmijëve refugjatë të pashoqëruar të cilët ndodhen aktualisht në Greqi, po marrin asistencë dhe strehim. Në total janë rreth 1800 fëmijët e braktisur. Unicef bën apel për nisjen e reformave ligjore dhe politike për të ndihmuar të miturit. Në vendet e BE janë rrth 19 mijë fëmijët refugjatë dhe 15 për qind për tyre janë të pashoqëruar