Autori i maskuar dhe me pushkë në dorë i pret rrugën “Fordit”, grabitet 39 vjeçari në Vaun e Dejës

schedule12:54 - 25 Prill, 2022

schedule 12:54 - 25 Prill, 2022

Një 39-vjeçar në Vaun e Dejës në Shkodër është grabitur nën kërcënimin e armës nga një 26-vjeçar i cili ishte maskuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pecaj”, në fshatin Mnelë e Madhe, ku 26 vjeçari i arrestuar, nën kërcënimin e armës së zjarrit dhe i maskuar, i ka marrë shumën prej 230 mijë lekë (të vjetër) 39 vjeçarit i cili po drejtonte automjetin tip “Ford”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e autorit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krëhëra pushke, 220 fishekë luftarak dhe 1 maskë me ngjyrë të zezë, e cila dyshohet se është përdorur për të kryer vjedhjen nën kërcënimin e armës.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pecaj”. I vodhi, nën kërcënimin e armës, një shumë lekësh një shtetasi, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve të shtuara për identifikimin dhe ndëshkimin e personave që lëvizin me armë zjarri, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pecaj”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. D. 26 vjeç, banues në fshatin Mnelë e Madhe,Vau Dejës. Ky shtetas në lagjen “Pecaj”, fshati Mnelë e Madhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit dhe i maskuar, i ka marrë shumën prej 230 mijë lekë (të vjetër) shtetasit J. C. 39 vjeç, me banim në Rrilë, Lezhë, i cili po drejtonte automjetin tip “Ford”, dhe më pas  shtetasi Gj. D. është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Gj. D., u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krëhëra pushke, 220 fishekë luftarak dhe 1 maskë me ngjyrë të zezë, e cila dyshohet se është përdorur nga ky shtetas për të kryer vjedhjen nën kërcënimin e armës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!