Autorët e armatosur, grabitet një pikë karburanti në Fllakë të Durrësit

schedule09:44 - 6 Qershor, 2021

schedule 09:44 - 6 Qershor, 2021

Një pikë karburanti në fshatin Fllakë në Durrës është grabitur paraditen e së dielës. Mësohet se dy persona kanë grabitur rojën e objektit. Sipas tij, personat i kanë drejtuar armën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8.50.

NJOFTIMI I POLICISË

“Më datë 06.06.2021, në autostradën Tiranë- Durrës, në Fllakë,  në sheshpushimin e një karburanti,  dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e  autorëve. Gjithashtu në kuadër të zbulimit të plotë të  rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.” /abcnews.al/