Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vjedhje, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”.
Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasit A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, vjedhje në banesa, në automjete, monopatina elektrike, portofola e raste të tjera të ndryshme.
Gjithashtu ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, dhe i dyshuar si autor për disa vjedhje të ndodhura më parë./abcnews.al


