Automjeti përplas 10 vjeçarin në Shkodër

schedule18:34 - 9 Tetor, 2019

schedule 18:34 - 9 Tetor, 2019

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme pranë unazës perëndimore të qytetit të Shkodrës. Sipas policisë, një automjet i drejtuar nga një 37-vjeçar goditi një fëmijë 10-vjeçar në një rrugicë të lagjes “Salo Halili”.

Vogëlushi në gjendje të rende u transportua menjëherë në spitalin e Shkodrës, ku po merr ndihmën mjekësore. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e komisariatit, kurse policia nisi hetimin për të zbardhur ngjarjen.

Ndërkohë një tjetër aksident ndodhi në mbrëmje në rrugën Shkodër-Dukagjin. Një turistik polak që po udhëtonte me motor përfundoi në lumin Kir. Ai u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/abcnews.al